
Rama publikoi një foto nga zyra e tij në godinën qeveritare dhe shkroi shkurtimisht: “MIRËMËNGJES 😊 Shihemi në 11.00🫶”
DETAJET NGA MBLEDHJA
400 anëtarët e Asamblesë Kombëtare Socialiste do të mblidhen në Pallatin e Kongreseve në orën 10:0, ku kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 maj. Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030. Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencialë për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruajë ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.
I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me ata, të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në Këshillin e Ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë drejtimin e Parlamentit dhe grupit parlamentar. Një ditë më pas, të premten, deputetët socialistë bashkë me ata të opozitës do t’i drejtohen Parlamentit për t’u betuar. Megjithëse me moshën më të madhe, Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi.