FLASH :

Kryebashkiaku Erion Isai, merret i pandehur nga SPAK

SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai.

Isai është marrë i pandehur për shkelje në barazi në tendera dhe për shkelje në ankande publike.

Veç dy akuzave të mësipërme, të cilat i janë komunikuar të martën (23 shtator) kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, ndaj Isait rëndon edhe akuza për falsifikim.

Sipas informacioneve, hetimet ndaj tij janë zhvilluar për një rrugë të shembur dhe një tender ujësjellësi.

Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 6 persona të tjerë, zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës.

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur për herë të fundit më 15 janar 2025 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku  është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.

Në hyrje Isai nuk preferoi të japë komente për gazetarët para Prokurorisë. Pas daljes 1 orë më pas, kryebashkiaku i Kolonjës tha se kjo herë e dytë e paraqitjes në SPAK, është njësoj këndshëm si hera e parë më 2023.