Së fundmi, Agron Shehaj ka ngritur zërin për shpenzimet marramendëse që kryhen në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke shprehur shqetësimin për mënyrën si menaxhohen fondet publike. Në një deklaratë publike, ai u shpreh se RTSH mund të funksionojë me vetëm 5 milion euro në vit, në vend të rreth 30 milionë eurove që shpenzohen aktualisht, Kështu 25 milionë euro mund të kursehen nga taksat e shqiptarëve.
Pas kësaj deklarate, disa media dhe figura publike kanë përhapur lajme të rreme, duke e interpretuar gabimisht qëllimin e Shehajt dhe duke gënjyer haptas. Këto gazetarë apo anailist kanë thënë se Shehaj dëshiron të mbyllë RTSH-në, kur në fakt, qëllimi i tij është menaxhimi i kujdesshëm i fondeve publike, në shërbim të qytetarëve.
Në krye të këtyre zërave është përmendur edhe ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, i dënuar më herët për shpërdorim fondesh dhe mungesë barazie në tenderët e RTSH-së.
‘Të mbyllim RTSH-në, thotë Agron Shehaj. Se “s’na duhet” dhe “kursen buxhetin”. Dhe Agroni nuk është i vetmi. Në fund të fundit, RTSH mund të jetë në krizë, por ka më shumë shpresë për reformim sesa një parlament qe ka shikues, por nuk mund të themi se po bën punën e tij. Pra jo, Agron, mos na e shit idenë e mbylljes si zgjidhje.” Shkruan Gëllçi.
Shehaj ka reaguar sërish rreth këtyre deklaratave duke theksuar dhe njëherë se kurrë nuk ka thënë që RTSH-ja duhet të mbyllet.
“Nuk e kam thënë kurrë se RTSH-ja duhet te mbyllet, kam thëne vetëm se fundet e RTSH-se duhet të kalojnë nga 30 milionë euro në 5 milionë euro, jo që të mbyllet” thot Shehaj në videon e publikuar në Facebook.
Ai ka theksuar se ata që duan të njollosin imazhin e tij, nuk e kuptojnë vlerën reale të parave që mund të kursehen për qytetarët shqiptarë.
“Për ata buxheti i RTSH-së mund të duken thërrime sepse ata nuk e dine sesi fitohen paratë, sesi ato para janë mbledhur nga qytetaret shqiptare me punë dhe me djersë dhe nuk mund të shpërdorohen. 5 milionë euro janë më se të mjaftueshme për RTSH.” deklaroi ai.
Në një kohë sfidash ekonomike, zëri i Shehajt është thirrje e fortë për një qeverisje më të ndershme dhe sa më afër qytetarëve.