Dy prej emrave të njohur të muzikës shqiptare, Fifi (Filloreta Raçi) dhe këngëtarja Egli Tako, duket se nuk janë më në marrëdhëniet e ngushta që i karakterizonin deri vonë. Fansat kanë vënë re se disa nga bashkëpunimet e tyre muzikore janë fshirë nga YouTube, gjë që ka ndezur aludimet për një përçarje mes tyre.
Sipas raportimeve të emisionit “Prive”, pas këtij vendimi qëndron një mosmarrëveshje financiare. Thuhet se Fifi ishte angazhuar në krijimin dhe prodhimin e projekteve muzikore për Eglin, por përplasjet për ndarjen e të ardhurave kanë çuar në tension mes tyre. Egli mësohet se ka kërkuar një përqindje më të lartë nga fitimet, kërkesë që Fifi nuk e ka pranuar.
Të dyja këngëtaret nuk kanë dhënë ende asnjë koment publik mbi situatën, por heshtja e tyre në rrjetet sociale është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë e qartë e ftohjes në marrëdhënien e tyre personale dhe profesionale.
A do të kemi një sqarim nga Fifi apo Egli? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.


