FLASH :

“Krisje në çift? Robert Berisha dhe Ana Skrel fshijnë fotot, ndjekin e çndjekin njëri-tjetrin në Instagram”

Prej disa kohësh, marrëdhënia mes këngëtarit Robert Berisha dhe partneres së tij Ana Skrel duket se po kalon një krizë. Çifti, i cili e bëri publike lidhjen në Shën Valentin të këtij viti me një video të puthjes në buzë, nuk janë parë më bashkë, dhe kjo ka ngritur dyshime te fansat e tyre.

Burime për “Prive” raportojnë se lidhja e tyre është në ftohje, pavarësisht se Roberti kishte pranuar më herët se udhëtonte shpesh drejt SHBA-së për të qenë pranë Anës. Shenjat e krizës janë bërë të dukshme edhe në rrjetet sociale: Ana ka fshirë fotografitë me këngëtarin, ndërsa të dy herë pas here e ndjekin, e herë e çndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Kjo distancë digjitale vjen vetëm pak kohë pas një dedikimi të ëmbël që Roberti i bëri Anës me rastin e ditëlindjes së saj, duke e quajtur “po aq të mrekullueshme dhe speciale sa vetë ajo”. Pavarësisht diferencës 23-vjeçare mes tyre, historia e dashurisë së tyre kishte marrë vëmendje pozitive, duke e përforcuar idenë se “dashuria nuk njeh moshë”. Por së fundmi, duket se marrëdhënia e tyre është vendosur në pikëpyetje.