FLASH :

Krimi në Volos: Flet daja i autorit në Korçë, apel që Pandeli Nakoleci të dorëzohet

Ngjarja e rëndë që tronditi Volosin e Greqisë, ku Pandeli Nakoleci vrau bashkëshorten e tij, ka shkaktuar tronditje të madhe edhe në Korçë. Pas krimit makabër, ka reaguar daja i autorit, Jetnor Lumani, i cili foli për mediat nga Shqipëria, duke bërë thirrje që nipi i tij të dorëzohet.

“E bëri me vetëdije, kishte probleme mendore”

Lumani u shpreh se familja e mori vesh lajmin nga televizori dhe u detyruan të shkonin tek motra e tyre, nëna e autorit. Ai tha se nuk kanë pasur dijeni për ndonjë konflikt të vazhdueshëm mes çiftit, por pranoi se nipi ka vuajtur nga probleme mendore.

“Atë e bëri si të bëri, e bëri për mirë apo për keq, aq kuptoi dhe aq bëri. Ne nuk dimë gjë. Por një gjë është e sigurt, nipi e bëri me vetëdije, nuk e bëri pa vetëdije. Po është e vërtetë që ka pasur probleme të shëndetit mendor, këtu në Shqipëri dihet se ka marrë kemp dhe ka qenë i kartelizuar”, – tha daja i autorit.

Apeli i familjes: “Të mos ulet koka e fëmijëve”

Në deklaratën e tij, Jetnor Lumani i bëri thirrje Pandelit që të mos fshihet, por të dalë para drejtësisë.

“Nëse nipi më sheh, i them që të dorëzohet dhe të tregojë arsyen pse e bëri. Vetëm kështu nuk do të ulet koka e fëmijëve të tij”, – shtoi ai.

Ngjarja makabre në Volos ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi dhe opinionin publik në Shqipëri, ndërsa autoritetet greke vijojnë kërkimet për kapjen e Pandelit.