FLASH :

Krim në një familje shqiptare në Greqi, burri vret gruan në sy të vajzës

Një krim i rëndë tronditi mëngjesin e kësaj të premteje Volosin e Greqisë. Një 40-vjeçar vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçare, me të cilën kishte katër fëmijë dhe më pas u arratis nga vendi i ngjarjes.

Sipas asaj që shkruan Protothema, ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin ku jetonte familja shqiptare në rrugën Konstanta. Sherri mësohet se nisi brenda në shtëpi, më pas çifti e vijoi në hyrje të pallatit. Pikërisht në këtë moment, shqiptari vrau bashkëshorten me thikë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave të deritanishme të Protothema, krimi ndodhi në sytë e vajzës s çiftit, e cila mësohet se i tha policisë: “E pashë babin duke goditur mamin me thikë”.