Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani dhe bashkëshortja e tij janë parë të votojnë sot në Tiranë për zgjedhjet parlamentare. Pak ditë më parë Dumani ka qenë në Prokurorinë e Shkodrës ku ka dhënë udhëzimet për goditjen e fenomenit të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve përmes blerjes së votës.