FLASH :

KPA shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Eranda Laze

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Eranda Laze.

Vendimi u shpall ditën e sotme nga trupi gjykues i KPA-së, i përbërë nga Ina Rama (kryesuese), Sokol Çomo (relator), si dhe anëtaret Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj.

“Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja ‘b’ të ligjit nr. 84/2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, vendosi në mënyrë unanime ndryshimin e vendimit nr. 811, datë 08.11.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Eranda Laze”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Me këtë vendim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit i jep fund procesit të rivlerësimit për prokuroren Laze, duke e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë.