FLASH :

Kosi “mrekullibërës” për zemrën: Ul rrezikun e infarktit me 30% tek pacientët me tension të lartë

Një studim i Universitetit të Bostonit zbulon se konsumi i të paktën dy racioneve kos në javë ul me 30% rrezikun e infarktit tek gratë që vuajnë nga tensioni i gjakut, dhe me 19% tek burrat.

Studiuesit analizuan mbi 74 mijë persona me hipertension dhe arritën në përfundimin se probiotikët, kalçiumi dhe vitamina D në kos ndikojnë pozitivisht në sistemin kardiovaskular, duke ulur tensionin dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Sipas autorit të studimit, Justin Buendia, kosi mund të jetë një aleat i fuqishëm i zemrës, veçanërisht kur kombinohet me fruta, perime dhe drithëra.

Në të njëjtin drejtim, vitamina D rezulton një zgjidhje natyrale dhe shumë më e lirë se ilaçet për zemrën. E marrë nga dielli, ushqimet ose si suplement, ajo stimulton qarkullimin dhe ul dëmet që shkakton hipertensioni dhe diabeti.