FLASH :

FOTO / Koreja e Veriut “zhduk” 20 ushtarë, ja pse Kim Jong-un u ndje i kërcënuar prej tyre

Koreja e Veriut ka “zhdukur” 20 ushtarë të forcave speciale pasi Kim Jong-un u ndje i kërcënuar nga një shkelje e vogël protokolli.

Ushtarët u arrestuan pasi, gjatë një inspektimi në shtator, guxuan të hidhnin një vështrim drejt diktatorit ndërsa ishin të armatosur. “Kjo krijoi një situatë ku siguria e Presidentit Kim u kërcënua seriozisht.

Tani, ata kanë “humbur pa gjurmë” dhe familjet kanë marrë njoftime për vdekjen e tyre. Një çift prindërish që pyetën për fatin e djalit të tyre… u zhdukën edhe ata.

Gabimi që nuk falet

Kim, i cili në propagandën zyrtare shihej i buzëqeshur duke ndjekur stërvitjen, në fakt ishte i pakënaqur dhe fajësoi komandantët për mungesë disipline. Truprojat e tij e konsideruan “një gabim të madh”, duke kërkuar ndëshkim të ashpër.

Sipas burimeve, ushtarët nuk do të kthehen kurrë në shtëpi. Zyrtarisht, janë dërguar në “zonat e karantinës”, por të vërtetën e di vetëm regjimi.

Ekspertët sugjerojnë se mund të jenë ekzekutuar ose dërguar në vijën e parë në Rusi për të “shlyer gabimin” me luftë. Në çdo rast, fati i tyre është i paracaktuar – dhe nuk është aspak i mirë.