FLASH :

Korçë – Shkëndija në kabullin elektrik i vë flakën tokës së një të moshuari në Klocë, digjen 30 pemë frutore

Një zjarr i rënë pasditen e djeshme në fshatin Klocë të Korçës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pronën e një të moshuari, duke djegur një sipërfaqe toke dhe rreth 30 pemë frutore.

Sipas policisë, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në një kabull të rrjetit, çka çoi në përhapjen e flakëve në tokën në pronësi të shtetasit L. Gj., 70 vjeç.

Zjarrfikësit ndërhynë për të izoluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen në sipërfaqe të tjera, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Materialet procedurale për ngjarjen i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. Autoritetet nënvizojnë se, krahas temperaturave të larta, rrjeti i amortizuar elektrik mbetet një tjetër shkak serioz për rrezikun e zjarreve gjatë verës.