Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Korçë njoftuan se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim R. D., 41 vjeç, banues në Librazhd. Mjeti u mor më 25 qershor, nisin hetimet
Korçë– I mori makinën me qira një 54-vjeçari dhe më pas u zhduk bashkë me mjetin, shpallet në kërkim i dyshuari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Korçë njoftuan sot (1 gusht) se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim R. D., 41 vjeç, banues në Librazhd.
“Ndaj tij ka kallëzuar A. A., 54 vjeç, se më datë 25 qershor 2025, i ka dhënë me qira një automjet, por ai nuk ia ka kthyer sipas marrëveshjes”, sqaroi policia në njoftimin zyrtar për rastin.
Pas veprimeve paraprake, ka niosur puna për lokalizimin dhe kapjen e 41-vjeçarit, si dhe për gjetjen e mjetit.