FLASH :

Korçë/ Dhunuan autorin e plagosjes me thikë në Dvoran, Gjykata liron 4 të arrestuarit! Për Aleks Qiqin masa do jepet në spital

Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për 3 prej të arrestuarve, ndërsa për njërin prej tyre u vendos të hetohet në gjendje të lirë. Konkretisht në masë detyrim paraqitje u lanë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa në gjendje të lirë do hetohet Thanas Paskali.

Korçë- Dalin para Gjykatës së Korçës 4 personat e arrestuar pas ngjarjes së plagosjes së 27-vjeçarit në fshatin Dvoran (Mollaj).

Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për 3 prej të arrestuarve, ndërsa për njërin prej tyre u vendos të hetohet në gjendje të lirë.

Konkretisht në masë detyrim paraqitje u lanë Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi, ndërsa në gjendje të lirë do hetohet Thanas Paskali.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konkluduar se Aleks Qiqi u plagos lehtë nga katër të arrestuarit, pak pasi sulmoi dhe goditi me thikë Ari Kodrën, që mori plagë në shpatull dhe shumë pranë zemrës.

Këta të fundit akuzohen se pasi Qiqi plagosi me thikë 27 vjeccarin Ari Kodra, reaguan duke e goditur.

Sa i përket masës së autorit të plagosjes, mësohet se ajo do të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, për shkak se autori është duke marrë ende ndihmë mjekësore.

Qiqi ishte person me precedentë të shumtë penalë për plagosje dhe drogë, në Shqipëri dhe në Greqi, ku jetonte herë pas here. Së fundmi ishte arrestuar dhe dënuar për drogë, teksa ishte liruar nga burgu disa javë më parë.

Të dy personat kanë qenë në të njëjtën tavolinë lokali bashkë me persona të tjerë dhe pas ngacmimeve me fjalë Qiqi ka shkuar në shtëpi për të marrë thikën, duke plagosur Kodrën. Në këto momente personat e tjerë sulmuan Qiqin me grushte e shkelma, duke e dëmtuar lehtë.