FLASH :

Korça në alarm: Arrestohet drejtuesi i dehur, zbulohet prerje ilegale drurësh dhe rritet numri i zjarreve aksidentale!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 58 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Stropskë, pasi u kap duke transportuar 8 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundraligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A.P., 53 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi duke pastruar armën e gjahut që dispononte me leje, nga pakujdesia ka bërë një shkrepje;
-K. A., 40 vjeç, banues në fshatin Orman, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një 60-vjeçare.

Maliq/Më datë 01.09.2025, në fshatin Tërovë, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit P. B., 78 vjeç. veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është ndezur aksidentalisht nga nipi i tij i mitur.

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Podgorije, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit B. Ç., 46 vjeç, dhe si pasojë automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.