Nesër, Komisioni Evropian do të miratojë një propozim për një paketë masash në lidhje me Izraelin në luftën e vazhdueshme në Gaza në përgjigje të masakrave të kryera nga Hamasi më 7 tetor 2023.
Lajmin e bëri me dije zëdhënësja kryesore Paula Pinho Bruksel. Propozimet e Unionit do të shqyrtohen më pas nga Këshilli, i cili është thellësisht i ndarë për Izraelin.
Ndërmarrja e masave ndëshkuese, mes të cilave pezullimi i disa dispozitave tregtare të marrëveshjes BE-Izrael, u paralajmëruan javën e kaluar nga kryetarja e KE-së, Ursula Von der Leyen.