Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale dy ditët e fundit, duke hedhur e pritur me njëri tjetrin.
Një folklor i madh, duke përfshirë në mes edhe reperin e njohur Unikkatili.
Por As Basha nuk ka hall të sulmojë Ramën dhe as Rama nuk ka hall t’i përgjigjet Bashës.
E vërteta qëndron diku tjetër.
Duke iu përgjigjur Bashës, Rama tregon që njeh atë si opozitë dhe jo Berishën.
Dhe duke nisur një duet më Bashën, e gjithë vëmendja mediatike dhe e rrjeteve sociale qëndron të ata të dy, duke i hequr sadopak audiencë Berishës dhe Partisë Demokratike, që janë gjithsesi në ditët e tyre më të këqija sipas sondazheve, por që sidoqoftë mbeten antagonisti kryesor i mazhorancës socialiste për pushtetin.