Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit. Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.
Bëhet me dije se ai do të zëvendësohet nga Medon Berisha.
Rikujtojmë që mesfushori i Seria A ishte në stol ndaj Anglisë dhe Andorrës, dhe ishte në tribunë kundër Serbisë. E njëjta gjë ishte planifikuar edhe për sot me Letoninë, por dëmtimi i Ajetit ndryshon planet e Silvinjos.
Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45