FLASH :

Kombëtarja e futbollistes më seksi në botë mundet 7-1 nga ekipi i djemve 14-vjeçarë

Kombëtarja e femrave të Zvicrës pësoi një humbje të thellë 7-1 nga djemtë e ekipit U-15 të FC Luzern, në një miqësore përgatitore për Euro 2025 që do të mbahet muajin e ardhshëm në Zvicër.

Golin e vetëm për Zvicrën e realizoi Alayah Pilgrim, por më pas ekipi u shkatërrua nga talentët e rinj të Luzernit që shënuan shtatë gola radhazi.

Në formacionin e Pia Sundhage ishte edhe Alisha Lehmann – e njohur botërisht si “futbollistja më seksi në botë” – e cila u thirr në momentet e fundit në skuadër pas dëmtimit të mesfushores Alena Bienz.

Humbje e dytë turpëruese në prag të Euro 2025
Kjo ishte disfata e dytë e Zvicrës përballë ekipeve të meshkujve U-15, pasi më herët kishin humbur 2-1 ndaj FC Solothurn.
Pamjet e ndeshjes u shpërndanë gjerësisht në TikTok, duke arritur mbi 70,000 shikime, përpara se të fshiheshin.

Zëdhënësi i Federatës Zvicerane të Futbollit, Sven Micossé, e justifikoi sfidën duke thënë:

“Ndeshjet kundër ekipeve të rinisë janë të zakonshme për ekipet e femrave. Ato ndihmojnë për të ruajtur intensitetin fizik dhe ngjajnë me lojërat ndërkombëtare për nga kilometrazhi dhe ritmi.”

Zvicra në Euro 2025
Zvicra ndodhet në Grupin A me Norvegjinë, Finlandën dhe Islandën. Në Euro 2022, ato grumbulluan vetëm një pikë në tre ndeshje, ndaj presioni është i madh për të bërë më mirë këtë herë.

Lehmann dhe “transferimi çift” me Douglas Luiz
Alisha Lehmann, e cila ka 16.7 milion ndjekës në Instagram dhe 12 milion në TikTok, u bashkua me kombëtaren pas një sezoni të vështirë me Juventusin për shkak të problemeve fizike. Ajo dhe partneri i saj, mesfushori brazilian Douglas Luiz, i cili gjithashtu u transferua te Juventusi për 42.4 milionë paund, kanë qenë në qendër të mediave për lidhjen e tyre, edhe pse raportimet e fundit sugjerojnë ndarje.

Në një postim pas thirrjes në kombëtare, Lehmann shkroi:

“Nuk mund të isha më e lumtur që përfaqësoj Zvicrën në Euro. Jam shumë mirënjohëse për këtë mundësi. Le ta bëjmë Zvicrën krenare dhe të tregojmë se sa po rritet futbolli i femrave.”

Zvicra e nis fushatën më 3 korrik kundër Norvegjisë, me shpresën se kjo humbje poshtëruese do të mbetet vetëm një paralajmërim dhe jo një ogur për turneun.