FLASH :

Kolonjë/ Shpërthen bombula e gazit në një shtëpi në Leskovik, dëmtohet 67-vjeçari

Një 67-vjeçar është plagosur në shtëpinë e tij në Leskovik pas shpërthimit të një bombole gazi, që përdorej për gatim.

Një 67-vjeçar është plagosur në shtëpinë e tij në Leskovik pas shpërthimit të një bombole gazi, që përdorej për gatim.

Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim”,- njofton policia.

Si pasojë është dëmtuar  67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.