Nga listat për deputetë që kanë regjistruar dy partitë kryesore, PD , PS dhe aleatët e tyre, dy gjëra bien në sy në mënyrë tejet të dukshme.
PD ka ricikluar një numër të lartë figurash të vjetëruara politike, në përputhje të plotë me ciklin politik të liderit të saj. Personazhet politike të hermetizuar në listat e mbyllura, janë eksponentë që nuk dihet a kanë vërtet një elektorat. Ata janë njerëz pa ide, pa alternativa, të konsumuar nga pushteti, e të stërprovuar nga publiku për paaftësinë e tyre për t’u sjellë dobi votuesve.
Në anën tjetër, Edi Rama duhet të ndihet shumë i vetmuar në majën e një liste të mbyllur, ku përveç Tiranës, të gjithë kandidatët e tjerë për deputetë, në qarqet e Shqipërisë, janë në masë dërrmuese emra anonimë, pa kontribute shoqërore, apo që të jenë shquar për ndonjë të mirë që t’i kënë bërë publikut.
Rama duket se e ka bazuar të gjithë fushatën dhe kredon politike te figura e tij personale, dhe gradualisht ka eliminuar të gjitha figurat e forta dhe me impakt në PS.
Kanë mbetur vetëm barcaletaxhinj si Pandi Majko, apo megafonë të prishur si Erjon Braçe.
Pjesa tjetër, hiq Tao Ballën dhe disa ish-kryebashkiakë, janë ushtarë të përunjur nga radhët e partisë, perfekt për të ngritur apo ulur kartonin, vetëm me regji qëndrore.
Rama duket se do ta ketë të lehtë edhe kësaj here.
Vetëm drejtësia mund ta pengojë atë që të marrë një mandat të 5-të, për sa kohë ka përballë një opozitë të mbaruar.
Por deri atëherë duhet të jetë gati një klasë e re më e pjekur politike dhe jo aventurierë ish-OJQ-sh, të majmur që pa e nisur mirë karrierën politike, nga paratë e fondeve të organizatave.
Për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, shihni vetëm listat e një qarku për të dyja partitë:
PS, Qarku Shkodër
Lista e mbyllur
Marjana Koçeku
Onid Beleri
Xhenis Çela
Bujar Rexha
Lista e hapur
Edona Bilali
Ervin Doda
Olta Duda
Frrok Gjini
Besmir Lezha
Marjan Ndërshtiqaj.
Vera Ndreca
Kejsi Spahiu
Nertil Cani
Shkëlqim Sterkaj
Adnan Shullani
KANDIDATET PER PARTINE DEMOKRATIKE
Në Tiranë, lista e sigurtë përfshin disa figura të njohura të PD-së, si:
Sali Berisha
Edi Paloka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Flamur Noka
Jozefina Topalli
Besart Xhaferri
Fatmir Mediu
Erisa Xhixho
Klevis Balliu
Mesila Doda
Tedi Blushi
Lista e hapur e kandidatëve të PD-së për qarkun e Tiranës:
Ethem Aga
Ilir Alimehmeti
Erisa Bajaziti
Kreshnik Çollaku
Rivelino Çuno
Eduart Çaça (Diaspora)
Dhurata Çupi
Petrit Doda
Asllan Dogjani
Mhill Gecaj
Petrit Gjorgji (Aleat)
Altin Goxhaj (Aleat)
Mimoza Hajdarmataj
Edit Harxhi
Arjan Hoxha
Lisandër Hoxha
Florenca Hoxha
Rudin Avdiu
Jurgia Ilirjani
Shpëtim Idrizi
Albia Elezi (Aleat)
Salvador Kaçaj
Adriana Kalaja
Arnold Kariqi
Akil Kraja
Besim Kuka
Pranvera Kurpalaj
Ilir Meta
Grigels Muçollari
Myslym Murrizi
Jonathan Pano
Artur Roshi
Sali Shehu
Lili Sula
Jorida Tabaku
Ilda Zhulali
Xhulia Xheka