FLASH :

Kivu i beson Asllanit sërish sot, garë mes vëllezërve për sulmin

Interi do të përballet sot, në orën 21:00, me Uravën në kuadër të Kampionatit Botëror për Klube. Megjithatë, trajneri Kristian Kivu do të duhet të përballet me mungesat e disa lojtarëve kyç në këtë sfidë të rëndësishme.

Markus Turam nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje, pasi vazhdon të trajnohet veçmas, për shkak të një lodhjeje të muskujve, duke u vlerësuar me kujdes ditë pas dite për të shmangur ndonjë rrezik më të madh. Përveç francezit, edhe pesë lojtarë të tjerë do të mungojnë. Çalhanoglu, Fratezi, Dumfris, Bisek dhe Zielinski po punojnë gjithashtu me program të diferencuar.

Megjithatë, një lajm i mirë vjen nga Françesko Pio Esposito, sulmuesi i ri i Interit, i cili është stërvitur normalisht me grupin dhe pritet të nisë titullar në ndeshjen e ardhshme në SHBA, duke qenë pranë kapitenit Lautaro Martinez. Interi vazhdon përgatitjet me synim maksimal për të dhënë një performancë të mirë në këtë kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar.

Sa i përket pjesës së formacionit, Kivu pritet t’u besojë të njëjtëve lojtarë si në debutim, ku dhe Kristjan Asllani pritet titullar. Në portë do të jetë sërish Zomer, ndërsa treshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Pavar, Açerbi dhe Bastoni. Krahët do të mbulohen nga Karlos Augusto në të majtë dhe Mateo Darmian në të djathtë, ndërsa veç Asllanit në mesfushë do të jenë edhe Barela dhe Mkhitarian. Në sulm krahas Lautaro Martinezit do të jetë edhe Françesko Pio Espozito që fiton balotazhin me vëllain e tij.