Me vetëm 10 vota diferencë, Maldrita Bardho i rrëmben mandatin e 12-të në Fier, Zeqine Caushit. Pas rinumërimit të të gjitha kutive në Fier, Zeqine Caushi rezultoi se kishte 48 vota të pamerituara, ndërsa Maldrita Bardho arriti të rikuperonte 26.
Një ndër personazhet që me gjasë është gëzuar më shumë nga humbja e Zeqine Caushit është Gazment Bardhi, i cili gjatë gjithë fushatës ishte vënë në shënjestrën e talljeve dhe sulmeve të saj.
