FLASH :

Kishte shtëpinë e tretë me 7 banjo dhe 200 palma/ Mona: Ilir, sakrifikove veten për të tjerët!

Niveli i hipokrizisë apo shkëputja nga realiteti ku arrijnë disa politikanë është haluçinant.

Për shembull, Monika Kryemadhi, në urimin e saj për ditën e lindjes për ish-bashkëshortin me letra Ilir Meta, shkruan sikur ë ishte duke folur për Gandin e përvuajtur indian dhe jo për një makineri korrupsioni dhe përvetësimi sikurse ka qenë ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit, i cili është në burg për akuza të rënda penale, mes të cilave fshehja e pasurisë, mosdeklarimi i të ardhurave e kështu me radhë.

“Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në rradhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe  vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal” – shkruante ndër të tjera Kryemadhi.

Dhe e parë kështu duket sikur po flet për Sokratin e vuajtur dhe jo për personin që na shfaqi në televizion Sonila Meço vilën e tij të disatë, e cila u përurua me 200 palma dhe 7 tualete.