FLASH :

Kina po kontrollon shiun me dronë: Teknologjia që “komandon” motin

Kina ka filluar zyrtarisht testimet për të kontrolluar motin dhe këtë po e bën përmes dronëve të teknologjisë së lartë që krijojnë reshje artificiale. Në rajonin e thatë të Xinjiang, dronët lëshuan në atmosferë kimikate si jodidi i argjendit, duke stimuluar formimin e reve dhe rritjen e sasisë së shiut me rreth 4%.

Sasia ishte e mjaftueshme për të krijuar stuhi të dendura, të afta të mbushnin dhjetëra pishina olimpike.

Kjo teknologji e re është pjesë e një plani më të madh kombëtar, që synon të shtrihet në të gjithë vendin deri në fund të vitit 2025, me synimin kryesor të mbështesë bujqësinë dhe zonat që vuajnë nga thatësirat ekstreme.

Megjithatë, ndërsa Kina shkon drejt një epoke ku shiut mund t’i “komandohet”, shumë ekspertë ngrejnë pyetje serioze mbi ndikimin afatgjatë të manipulimit të motit: Çfarë ndodh kur natyra i bindet teknologjisë?