Kim Kardashian, e njohur për deklaratën ikonike “nuk vendoset një ngjitës mbi një Bentley”, ka thyer më në fund rregullin e saj të gjatë kundër tatuazheve. Gjatë një interviste në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, sipërmarrësja 44-vjeçare konfirmoi thashethemet për tatuazhin, duke e zbuluar me humor dhe sinqeritet.
Ajo tregoi një tatuazh të vogël me simbolin e pafundësisë të vendosur në pjesën e brendshme të buzës së poshtme – një vend mjaft diskret. Sipas Kim-it, tatuazhi është bërë në vitin 2021 për të festuar momentin kur debutoi si moderatore në “Saturday Night Live”, një hap i rëndësishëm në karrierën e saj televizive.
“E bëra brenda gojës që askush të mos e shihte dhe e bëra bashkë me shoqet e mia,” u shpreh ajo, duke shtuar se e harron shpesh ekzistencën e tij. “Kur përdor fillin dentar, shoh diçka të errët dhe them: O Zot, çfarë është kjo?”
Edhe pse për vite me radhë ka qenë kundër tatuazheve, Kim pranoi se eksperienca nuk ishte aspak e dhimbshme për të. “Kam një prag të lartë dhimbjeje,” tha ajo me të qeshur.
Tatuazhi u bë për herë të parë publik në një episod të “The Kardashians” në nëntor 2023, kur Kim i tregoi fansave “sekretin” e saj të vogël.