FLASH :

Kim Jong Un: Mbështetja për Rusinë është një detyrë vëllazërore

Në fillim të takimit dypalësh me presidentin rus Vladimir Putin, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, deklaroi se ofrimi i ndihmës Moskës për të ndaluar sulmin ukrainas në rajonin kufitar rus të Kursk është një “detyrë vëllazërore” e Koresë së Veriut. Ai shtoi: “Korea e Veriut ka detyrën të ndihmojë Rusinë, do të bëjmë gjithçka që është e mundur.”

Kim falënderoi Putinin për fjalët e larta për ushtarët verikoreanë që luftojnë kundër Ukrainës dhe theksoi se, nëse Pyongyangu ka mundësinë të ndihmojë Rusinë, ai do ta bëjë.

“Çdo gjë që mund të bëj për ju dhe për popullin rus, çdo gjë që mund të bëhet ende, do ta shoh si një detyrë vëllazërore, një obligim që patjetër duhet ta marrim mbi vete, dhe do të jem gati të bëj gjithçka që është e mundur për t’ju ndihmuar,” tha Kim.