Viti 2025 është një nga më të favorshmit për të parë Dritat Veriore, falë kulmit të ciklit 11-vjeçar të “Solar Maximum”, që sjell aktivitet më të fortë diellor dhe më shumë shfaqje të Aurorës Borealis. Agjencia “Best Served Scandinavia” ka përzgjedhur disa nga destinacionet më të sigurta për të parë këtë spektakël natyror.
🔹 Tromso, Norvegji
Ndodhet në qendër të Arktikut dhe është një nga vendet më të sigurta për të parë aurorën, sidomos nga shtatori në prill. Ka jetë nate të gjallë dhe fluturime të drejtpërdrejta nga Londra dhe Mançesteri.

🔹 Laplanda Suedeze (Kiruna dhe Luleå)
Për ata që kërkojnë qetësi, Kiruna me vetëm 18,000 banorë ofron errësirë të plotë dhe mungesë ndotjeje drite. Mund të arrihet nga Stokholmi dhe është ideale për udhëtime aventurore si qentë e borës dhe peshkimi në akull.

🔹 Reykjavik, Islandë
Një nga destinacionet më të njohura për turistët. Nga kryeqyteti islandez nisen shumë ture për të parë aurorën nga afër, ndërkohë që vendi ofron peizazhe vullkanike, banja termale dhe kuzhinë të shkëlqyer.

🔹 Rovaniemi, Finlanda
Qyteti i “Santas”, por edhe i Dritave Veriore. Mund të udhëtoni drejt Rovaniemit nga shumë aeroporte në Britani dhe të shijoni gjithashtu aktivitete të dimrit si motorrat e dëborës dhe peshkimi në liqene të ngrira.

🔹 Ilulissat, Grenlandë
Vetëm 5,000 banorë, por vendndodhja në brezin e aurorës dhe qielli i kthjellët e bëjnë një destinacion të jashtëzakonshëm për të parë aurorën. Udhëtimi është më i ndërlikuar – kërkon fluturime nga Kopenhaga në Nuuk dhe më pas në Ilulissat.

🔹 Svalbard, Norvegji
I pozicionuar rreth 1,000 km nga Poli i Veriut, ky arkipelag ofron errësirë të plotë në dimër, veçanërisht në shkurt, çka e bën ideal për të parë aurorën. Mund të arrihet përmes fluturimeve nga Tromso ose si pjesë e një krociere eksploruese.

Meqë aktivizimi diellor është në kulm këtë vit, kjo është koha ideale për të planifikuar një udhëtim magjik drejt veriut!