FLASH :

Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO-së jep vendimin për Ilir Metën

Apeli i GJKKO-së ka shqyrtuar sot ankimimin e Ilir Metës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

ilir meta arrestim pranga drejtoria e policise tirane1

Seanca gjyqësore nisi në orën 10:00 dhe në seancë ishin të pranishëm dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja e Sotir Kllapi.

Avokati i Ilir Metës kërkoi një nga 7 masat e tjera të sigurisë, më të buta se “arrest në burg”, si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore, ndalim dalje jashtë vendit etj..

Më pas togat e zeza u tërhoqën për vendim, duke lënë pas hekurave Presidentin e PL-së.

“Miratimin e vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Ilir Meta, kundër vendimit, lejohet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 17.07.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 10.07.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim I.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: 1. Verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal “Arrest me burg” për shtetasin I.M., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale. 2. Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me një masë tjetër”, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 391, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 17.07.2025.