FLASH :

Kërcimi i Dua Lipës në Paris i çmend fansat

Dua Lipa i ka çmendur fansat me performancën e saj elektrizuese në koncertin “Radical Optimism Tour” në Paris. Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, këngëtarja shqiptare shfaqet duke kërcyer me elegancë dhe ritëm të fuqishëm mbi skenë, teksa audienca brohoret pa pushim.

E veshur me një kostum skenik të guximshëm dhe me ndriçime që theksonin çdo lëvizje të saj, Dua Lipa konfirmoi edhe njëherë statusin si ikonë ndërkombëtare e muzikës pop. Fansat e pranishëm në koncert dhe ata online e kanë cilësuar këtë performancë si një ndër më të zjarrtat e turit të saj.