FLASH :

Kërcënon punonjësit? Akuza të reja mbi Bianca Censori

Në një intervistë të fundit me gazetarin Louis Pisano, një ish-dizenjues ka shpërndarë detaje shqetësuese rreth Bianca Censori, duke pretenduar se ajo ka filluar të marrë një rol më të fortë dhe autoritar në Yeezy. Sipas punonjësve të brendit, Censori, 30 vjeç, refuzoi të nënshkruante kontrata dhe mori kontroll mbi disa aspekte të kushteve të punës në kompaninë e Kanye West.

Ish-punonjësi, i cili është intervistuar për një artikull të publikuar të premten, tregoi se Censori “u shndërrua në një demon”. Ai pohon se ajo kërkoi të shkurtonte pushimet e drekës për rrobaqepësit, pavarësisht se ata udhëtonin për dy orë çdo mëngjes për të arritur në punë.

Ndërkohë, ky punonjës, i paidentifikuar, ka folur edhe për sjelljen e Censori në Yeezy, duke e përshkruar atë si të çuditshme. “Bianca bënte gjithmonë gjëra të çuditshme, si për shembull të hynte në trailerin tonë dhe të pyeste se çfarë mendonim për hebrenjtë,” ka thënë ai, duke shtuar edhe një incident ku Censori ka vjedhur vape-in e tij.

Përveç ndikimit të saj në brendin Yeezy, ish-punonjësi ka pohuar se Censori ka përdorur gjithashtu pozitat e saj për të kërcënuar individë jashtë kompanisë. “Po, jo vetëm punonjësit, por edhe njerëzit në jetën e saj,” shpjegoi ai. “Që kur u bë gruaja e Kanye, ajo ka kërcënuar njerëz në Los Angeles, duke përdorur ndikimin e saj.” Disa mesazhe janë dërguar për gazetarin, nga persona që kanë pasur përvoja të këqija me të.

Ky zbulim vjen pas disa ditësh që nga pretendimet e Pierre-Louis Auvray, një projektues i lartë në Yeezy nga viti 2019 deri në 2021, i cili në një intervistë me Pisano kishte pohuar se Bianca Censori shfaqi sjellje raciste dhe të shthurur gjatë periudhës së tij në markë. Ai po ashtu ka ndarë imazhe dhe mesazhe që supozohet të jenë dërguar nga Censori, duke përfshirë një imazh të Edward Scissorhands të riemërtuar si “Edward N-rhands” dhe pornografi grafike.