FLASH :

Punonjësi i Gardës përfundon në pranga pasi kanosi kushëririn me armë

Gjatë konfliktit me të afërmin, punonjësi i gardës e ka kërcënuar me armën e shërbimit. Ndaj tij rëndojnë veprat penale të kanosjes dhe prishjes së qetësisë publike.

Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar për kanosje dhe prishje të rendit të qetësisë publike.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) e rajonit Tiranë njofton se Enis Keta u arrestua pas një konflikti me një të afërmin e tij për motive të dobëta, të cilin e ka kërcënuar edhe me armën e shërbimit.

Sipas AMP, ngjarja është shënuar pranë banesës së tij.

Njoftimi i AMP: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor E. K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.