FLASH :

“Kërcënim global” – IDF publikon hartën alarmante: Raketat iraniane arrijnë deri në Shqipëri

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë alarmante që tregon rrezen e veprimit të raketave iraniane, duke paralajmëruar për një kërcënim me përmasa globale. Në qendër të hartës ndodhet Irani, ndërsa rrethe koncentrike përreth tij tregojnë distancat që raketat mund të përshkojnë – nga 300 km deri në 2,000 km.

Sipas IDF, raketat me rreze të gjatë veprimi përfshijnë një pjesë të madhe të Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore, Afrikës Veriore dhe Evropës Juglindore. Në rrezen e këtyre armëve ndodhet edhe territori i Shqipërisë, si dhe jugu i Italisë. “Irani është një kërcënim global. Izraeli nuk është qëllimi përfundimtar, është vetëm fillimi”, theksoi IDF në postimin shoqëruar me hartën, duke justifikuar sulmet ajrore ndaj Iranit si domosdoshmëri për të frenuar një rrezik në rritje.