FLASH :

Kërcen prifti nga belaja/ Rama detyron Manastirliun të shkojë në zonën e Gonxhes për të kyçur gojët e liga

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, një nga kandidatet më të forta në sytë e Edi Ramës që të marrë vendin e Erion Velisë, duke garuar si kandidate për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme, që duket se do të mbahen së shpejti për këtë bashki, është detyruar t’i bëjë një qokë rivalit të saj për këtë garë Blendi Gonxhe.


Në fakt, burime brenda PS e kanë theksuar disa herë për Lajme Troç armiqësinë që ekziston ndërmjet dy eksponentëve të lartë socialistë, të cilët i kanë hyrë një gare të ethshme, se kush do të korrë më shumë vota në Tiranë, për ta bindur shefin e tyre që t’i kandidojë për postin aq të lakmuar, sikurse është kolltuku i qytetarit të parë të metropolit.


Në këtë pikë, duket sa ka ndërhyrë vetë Edi Rama, i cili e ka kuptuar se kjo luftë vëllavrasëse ndërmjet Manastriliut dhe Gonxhes, mund të sabotojë fushatën dhe të dëmtojë Partinë Socialiste.
Kështu që Rama e ka detyruar Manstirliun të ulë kokën për qëllimin më madhor të bashkisë, dhe të zbresë në bazën e Gonxhes, duke u shtirur sikur mes tyre çdo gjë është shënd e verë.


Mirëpo publiku nuk e harron se edhe Belinda Balluku dhe Erion Veliaj, patën shpesh dalje publike, ku synonin të riafirmonin simpatinë politikë për njeri-tjetrin, nevojë kjo që u lindte pikërisht nga armiqësia që nuk e honepste dot shefi i madh.

Dhe sot të gjithë e dimë se si përfundoi ajo “dashuri”.


Shpresojmë që mos ketë të njëjtin fat dhe dashuria e rilindur Manastirliu-Gonxhe.