FLASH :

Keqpërdorimi i qytetarëve të thjeshtë nga mëkëmbësit politikë

Ajo që u pa të ndodhte në zonën e Tragjasit në Vlorë ishte qartazi një keqpërdorim i banorëve lokalë nga ish-drejtorë politikë, persona me precedentë penalë, sikurse janë gangot që mbajnë zakonisht nga mbrapa partitë politike dhe pronarë hotelesh luksoze të ndërtuara pa leje me para të dyshimta.

Asnjë prej kategorive të sipërcituara nuk ka të njëjtat interesa me banorët e Tragjasit. Këta të fundit duan ujë, madje duan më shumë ujë se më parë, mundësisht ta kenë 24 orë në banesat e tyre, si dhe për nevojat e vaditjeve të tokave.

Ndërsa interesi i ish-drejtorëve politikë dhe banditëve të ndryshëm që silleshin si hijena rreth protestës, është të keqinformonte qytetarët dhe t’i përdorte ata në mënyrë që të krijohej një tension dhe zullum artificial i radhës nga i cili shefat e tyre të mund të përfitonin kredo politike.

Kjo e bëri qesharake protestën, duke bërë pra që banorët të protestonin kundër interesit të tyre dhe në interes të gangove të partive, në një moment që investimi prej 7 milionë eurosh i ujësjellësit të Tragjasit, jo vetëm që do t’u garantojë më shumë ujë banorëve autoktonë, por do të elimimnoijë derdhjen në det të një sasie të konsideruershme uji të pijshëm dhe më pas do të furnizojë edhe disa fshatra turistikë të rivierës shqiptare, sikurse janë Dhërmiu, Drimadhesi dhe Palasa, të cilat historikisht e kanë patur të vëshrtirë furnizimin me uje të pijshëm.

Pra investimi që e zgjidh hallin e të gjithë banorëve dhe që bëhet katalizator zhvillimi, u kthye për pak ditë, në një mollë absurde sherri, vëtëm për shkak të keqinformimit dhe keqpërdorimit të disa banorëve vendas.

Në fakt vetëm një pjesë e vogël e tyre u panë në protesta, në krahasim me 3 mijë banorët e vetësupozuar nga protestuesit.

Kjo mini sherrnajë ka qenë edhe një herë prova më e qartë se sa i rëndësishëm është komunikimi, informimi i drejtë dhe i saktë, të të gjitha palëve të përfshira në çdo projekt që ndërmerr qeveria, për të shmangur që në të ardhmen të përsëriten komedi të tilla.