Një video që po qarkullon në rrjetet sociale duket se tregon momentin kur një raketë ra mbi Tel Aviv, pasi sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit pësoi një defekt të martën.
Sistemi i mbrojtjes u aktivizua pas përshkallëzimit të tensioneve me Teheranin, pas një sulmi të Izraelit ndaj televizionit shtetëror iranian.
Si reagim, Garda Revolucionare Islamike e Iranit njoftoi se do të godiste Izraelin që nga mbrëmja e së hënës deri në orët e para të mëngjesit të së martës, pa ndërprerje.
“Nëntë valët e sulmeve të kombinuara me dronë dhe raketa kanë nisur dhe do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në agim,” deklaroi zëdhënësi i Gardës, Ali Mohammad Naini, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.
📌 Sipas pamjeve që kanë marrë dhenë online, një prej raketave interceptuese të lëshuara nga Izraeli devijon kursin dhe bie sërish në territorin e Tel Avivit, duke shpërthyer mes qytetit dhe duke shkaktuar panik të madh.
Ky incident ngriti pikëpyetje të mëdha mbi funksionalitetin e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Izraelit, në një moment ku vendi po përballet me sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara nga Irani.







