FLASH :

Këngëtarja pranon lidhjen me Lamine Yamal: Jam shumë e dashuruar!

Këngëtarja e njohur argjentinase, Nicki Nicole, 25 vjeçe, ka folur për herë të parë hapur rreth romancës së saj me ‘yllin’ e Barcelonës dhe të kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, 18 vjeç.

“Jam shumë e dashuruar, e lumtur dhe e kënaqur”, – u shpreh artistja gjatë një eventi në Barcelonë, duke e bërë publike lidhjen që prej javësh ishte në qendër të

Nicole tregoi me humor se ka mësuar të thotë “t’estimo” (të dua) në gjuhën katalanase, falë Rosaliás dhe vetë Lamine Yamal. Ajo shtoi se në dashuri vlerëson mbi të gjitha: “gëzimin, sinqeritetin dhe kujdesin”.

Përveç lidhjes së saj, këngëtarja nuk fshehu emocionet për pjesëmarrjen e parë në një sfilatë të Desigual në Barcelonë, përkrah emrave që ajo vetë i admiron prej kohësh.

Romanca e çiftit u bë edhe më e dukshme kur futbollisti i Athletic, Nico Williams, publikoi një video në Instagram ku shfaqej Yamal i përfshirë në dashuri me këngëtaren, duke komentuar me humor: “Shoku im është i dashuruar”.