Kendall Jenner ka bërë sërish bujë me paraqitjen e saj të fundit në një set fotografik të ri për Calzedonia, ku modelja 29-vjeçare shfaqet me një bikini shumë të shkurtër në ngjyrë të kuqe me detaje floriri, duke theksuar linjat e saj perfekte nga çdo kënd.
Në disa prej fotove, Kendall pozon pranë pishinës e shtrirë mbi një shezlong, ndërsa më pas ndërrohet në një bikini blu me rrudha, duke kapur rripat e saj në një moment më të çlodhur. Pamjen e plotësoi me një kapele bejsbolli dhe flokë të lagur teksa bëri një zhytje në ujë.

Ky set vjen vetëm pak ditë pasi Kendall u bë pjesë e një debati për zgjedhjet e saj të diskutueshme të modës pas dasmës së Jeff Bezos me Lauren Sánchez. Ajo u fotografua me një palë getra të zeza deri në gju dhe një bluzë bezhë sportive, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishin sandalet transparente prej xheli – një trend nostalgjik nga vitet ’80 që është rikthyer këtë verë, edhe pse me kritika për ndikimin mjedisor të materialit PVC.

Ndërkohë, motra e saj më e vogël, Kylie Jenner, 27 vjeçe, zgjodhi një stil më të guximshëm për daljen nga qyteti antik, me një veshje me print kafshësh dhe pantallona të gjera, kombinuar me shapka të zeza. Ajo shoqërohej nga vajza e saj Stormi, 7 vjeçe, e cila dukej e adhurueshme me një fustan gri me pala, ndërsa djali i saj Aire, 3 vjeç, ishte i veshur me një bluzë të zezë dhe xhinse.

Në një postim të ëmbël në rrjetet sociale, Kylie ndau momente nga udhëtimi me gondolë drejt aeroportit, duke shkruar: “Vetëm unë, bebat e mi dhe Kevin, muffin, puppy & monkey,” duke iu referuar lodrave të preferuara të fëmijëve për udhëtimin e gjatë drejt shtëpisë.