Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit si të manipuluar.
“Nuk do ta gëzojë mandatin e vjedhur,” deklaroi Këlliçi në një intervistë për News24, duke shtuar se PD disponon prova konkrete për manipulimin e votës.
Ai theksoi se ky nuk është vetëm problem i opozitës, por i të gjithë shqiptarëve. “Kanë vdekur institucionet zgjedhore dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri,” u shpreh ai.
Sipas Këlliçit, Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga beteja politike:
“Është një betejë jetë a vdekje. Rama i zhyti duart aq thellë në manipulimin e rezultateve, sa mori atë rezultat të turpshëm.”
Këlliçi nënvizoi se opozita do të angazhohet në protesta dhe mobilizim popullor për të denoncuar atë që ai e cilësoi si “grabitje të votës së lirë”.