FLASH :

Katy Perry dhe Orlando Bloom ndahen pas 9 vitesh lidhje: “E lehtësuar që s’po kalon një divorc tjetër”

Katy Perry dhe Orlando Bloom i kanë dhënë fund një prej historive më të famshme të dashurisë në showbiz-in amerikan, pas një lidhjeje që nisi në vitin 2016, përfshiu ndarje e rikthime, një fejesë dhe një vajzë të përbashkët. Burime për Us Weekly konfirmojnë se çifti është ndarë “miqësisht” dhe se për Katy-n kjo është një lehtësim: “Nuk do të përballet me një divorc tjetër, që ishte periudha më e vështirë në jetën e saj.”

Ndarja e tyre vjen në një periudhë sfiduese për këngëtaren 40-vjeçare, e cila ka qenë në tur në Australi mes kritikave për albumin e saj të fundit 143, ndërsa videot virale në rrjete kanë përqeshur performancat dhe fluturimin e saj në hapësirë. Ndërkohë, Bloom ka munguar në pjesën më të madhe të aktiviteteve të saj publike dhe nuk është parë me unazë martese.

Tensionet mes tyre kanë qenë evidente prej muajsh. Çifti vendosi të japë me qira vilën 30 milionë dollarëshe në Montecito, që mendohej të ishte rezidenca familjare e tyre, ndërsa kanë jetuar të ndarë gjatë gjithë turit të Katy-t. Vajza e tyre katërvjeçare, Daisy Dove, është parë shpesh me këngëtaren në Australi, ndërsa aktori britanik ka bërë paraqitje të vetme në evente publike.

Sipas TMZ, Bloom pritet të shfaqet vetëm në dasmën e mikut të tij Jeff Bezos me Lauren Sanchez, ndërsa Katy nuk do të jetë pjesë për shkak të angazhimeve me turneun.

Marrëdhënia e tyre, që nisi në janar 2016 pas një “dance-off” në Golden Globes, përfshiu momente të pazakonta si pushime në plazhe nudo dhe paraqitje si të moshuar në një film për të promovuar reformën elektorale në SHBA. Pas një ndarje në 2017, ata u ribashkuan në 2018 dhe u fejuan në 2019 në Shën Valentin.

Katy, e cila më parë ka qenë e martuar me komedianin Russell Brand, e kishte quajtur divorcin e saj të parë “traumatik”. Ndonëse ajo dhe Bloom nuk ishin martuar ligjërisht, ndarja duket se ka sjellë gjithsesi dhimbje emocionale.

Sipas burimeve të afërta me këngëtaren, ajo është ndier e lodhur nga presioni i fundit: “Ka lënë American Idol, albumi s’u prit mirë, turneu është i lodhshëm dhe historia e udhëtimit në hapësirë doli jashtë kontrollit. Gjithçka e ka tendosur marrëdhënien.”

Por, ndonëse ndarja është tashmë fakt, nuk përjashtohet mundësia e një ribashkimi tjetër – siç ka ndodhur më parë me çiftin.

The source said the couple had intended to establish the rented mansion as 'their family home' before the situation changed. They added that Katy and Orlando have 'been living apart since Katy has been on tour'; pictured together in April in LA
'The rumors of a rough patch are true, but it's not at the point of no return,' an insider previously told DailyMail.com . 'They know they must fix things, and they both want to figure it out; pictured in May 2024 in LA