Në një dalje të fundit nga Ibiza, modelja dhe personazhi televiziv Katie Price ka ekspozuar rezultatet e ndërhyrjes së saj të fundit estetike – një Brazilian Butt Lift (BBL) që ajo vetë e ka përshkruar si “më i dhimbshmi që kam përjetuar ndonjëherë”. E veshur me një bikini me ngjyra të ndezura dhe forma minimale, Price ka tërhequr vëmendjen teksa relaksohej pranë pishinës dhe shfaqte format e reja trupore. 46-vjeçarja ka deklaruar se procedura është kryer në Turqi muajin e kaluar dhe nuk ka rezultuar sipas pritshmërive: “Ishte shumë e dhimbshme dhe nuk më shkonte aspak”, u shpreh ajo në një intervistë për podcast-in e Katherine Ryan.
E njohur për historikun e saj të gjatë me ndërhyrje estetike, Katie ka kaluar tashmë 16 ndërhyrje në gjoks, tre rinoplastika, dy lifting-e të fytyrës dhe një sërë ndërhyrjesh të tjera për fytyrën dhe trupin. Pavarësisht dhimbjes dhe dështimit të operacionit të fundit, ajo thotë se nuk do të kthehet kurrë më te kirurgët në Angli: “Do ta bëja gjithmonë jashtë vendit.” Në rrjetet sociale ajo ka reaguar edhe ndaj shqetësimeve për rënien në peshë, duke e lidhur atë me kohën kur ishte në karrocë pas një dëmtimi në këmbë dhe me pasojat e trajtimeve IVF. Ajo pranon se nuk është e kënaqur me trupin e saj dhe ka ende dëshirë për ndërhyrje të tjera: “Dua të dukem si ato imazhet e mia të retushuara… është e pamundur, por unë përpiqem.”

