Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. M., 60 vjeç, M. M., 54 vjeç dhe G. M., 51 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi Sh. K., i cili shfrytëzon me leje liqenin e Bazit, se këta 3 shtetas kanë marrë ujë nga ky liqen, për vaditje, dhe si pasojë e uljes së nivelit të ujit në liqen, janë dëmtuar peshqit që shtetasi Sh. K. mbante aty.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 24 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin B. Y., 28 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 57 vjeç, pasi në rrugën “Lublin Dilja”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar lehtë shtetasen L. Z., 63 vjeçe, këmbësore.
Librazhd/Më datë 01.09.2025, në Prrenjas, dyshohet se është vjedhur një shumë parash në dyqanin që menaxhon shtetasja D. L., 39 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.