FLASH :

Kate Middleton tërheqë vëmendjen me ndryshimin e dukshëm në flokët e saj

Kate Middleton ka bërë një ndryshim të dukshëm në flokët e saj.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim me flokët ngjyrë gështenjë, nuancë që i jepnin identitet, Princesha e Uellsit, ka vendosur që të çelë nuancën e flokëve në bionde.

Kate, e cila vitin e kaluar, e cila u ballafaqua me kancer, u shfaq me këtë ndryshim mahnitës të enjten, gjatë një vizite në kopshtet e saporenovuara të Muzeut të Historisë Natyrore në Londër.

Princesha e Uellsit, kishte zgjedhur një nuancë bionde të errët, të kombinuar me reflektime ngjyrë mjalti.

Dukesha e Kembrixhit kishte veshur një xhaketë të stiluar nga Ralph Lauren, një këmishë të bardhë klasike nga WNU (190 dollarë) dhe pantallona elegante.

Ajo e kishte kompletuar veshjen me këpucë të sheshta prej kadifeje kafe nga Pretty Ballerinas dhe bizhuteri të thjeshta prej ari, përfshirë vathët e varur nga Kiki McDonough dhe një varëse nga Daniella Draper me inicialet e fëmijëve të saj.

Princesha e Uellsit, buzëqeshi teksa pozonte për fotografi pranë bashkëshortit të saj, gjithashtu 43 vjeç, i cili kishte veshur një kostum të zi me një këmishë ngjyrë blu të çelur të pambyllur në jakë.

Kjo dalje shënoi paraqitjen e tyre të parë publike si çift mbretëror pas pushimeve verore.

Ngjyra e re e flokëve të Middleton përfaqëson një ndryshim të dukshëm nga ngjyra gështenjë e errët që kishte në Kampionatin e Wimbledonit në mesin e korrikut.

Nëna e tre fëmijëve – e cila ndan princin George, 12 vjeç, princeshën Charlotte, 10 vjeç, dhe princin Louis, 7 vjeç, me Princin e Uellsit – ka nisur të kthehet gradualisht në angazhimet e saj mbretërore.