FLASH :

Katastrofa natyrore në Teksas/ Të paktën 78 viktima dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet shkatërruese, mes tyre edhe fëmijë

Të paktën 78 persona janë konfirmuar të vdekur në Teksas dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të së premtes.

68 nga viktimat, përfshirë 28 fëmijë, janë në Qarkun Kerr, ku një kamp vajzash i krishterë buzë lumit u përmbyt. Dhjetë vajza dhe një këshilltar nga Kampi Mystic janë ende të zhdukur.

Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve do të rritet. Priten më shumë stuhi në 24-48 orët e ardhshme në rajon, gjë që mund të pengojë ekipet e shpëtimit të cilat tashmë po përballen me gjarpërinj helmues ndërsa kërkojnë në baltë e mbeturina.

Tre ditë pas përmbytjes, një nga përpjekjet më të mëdha të kërkim-shpëtimit në historinë e kohëve të fundit të Teksasit po zhvendosej drejt një operacioni rimëkëmbjeje.

Nga të shpëtuarit në Qarkun Kerr, 18 të rritur dhe 10 fëmijë ende nuk janë identifikuar zyrtarisht.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha të dielën se autoritetet nuk do të ndalen para asgjëje për t’u siguruar që të gjendet çdo person i zhdukur.