Një tjetër episod i pakujdesisë në trafik është regjistruar te semafori i njohur që lidh Vunoin me Dhërmiun, një nga nyjet më problematike gjatë sezonit turistik në jug.
Një drejtues mjeti, në përpjekje për të “kapur rrugën”, i hyn me shpejtësi një automjeti tjetër që kishte ndaluar dhe po priste të hapej semafori.
Kjo manovër e rrezikshme në trafik përfundon me ironi të pastër, duke vazhduar rrugën si të mos kishte ndodhur asgjë, pa kaluar shumë, nga po ajo mënyrë e drejtimit, ai humbet kontrollin dhe përfundon në aksident me një makinë tjetër.
Këto janë raste tipike të neglizhencës në rrugë, ku tentativa për të kursyer disa sekonda, përfundon me përplasje dhe pasoja të menjëhershme.