FLASH :

Karma e Nenit Basha bie pa mëshirë te Berisha/ Sipas statutit duhet te dorëhiqet!

Sali Berisha, kur u rikthye në krye të PD pas largimit me dhunë të Bashës, premtoi se do të vendoste një nen, sipas të cilit kryetari që humb zgjedhjet jep automatikisht dorëheqjen. Kjo erdhi si pasojë e faktit që, sipas Berishës, Basha kishte humbur tre apo katër palë zgjedhje përballë Edi Ramës, dhe megjithatë kishte qëndruar si kryetar partie pa marrë asnjë përgjegjësi mbi supe.

Tani, neni “Basha” – aq fort i reklamuar prej Berishës – po rrezikon të kthehet në armën më të keqe kundër tij. Në fakt, siç e kemi parë, të gjitha gjasat tregojnë për një humbje të PD-së në zgjedhjet e këtij viti. Sipas statutit, Berisha do të duhej automatikisht të jepte dorëheqjen. Por, duke njohur karakterin dhe historikun e tij, është e vështirë të pritet që kjo të ndodhë – duke e kthyer edhe vetë Berishën në një shkelës të statutit që dikur përdorte për të akuzuar Bashën.