FLASH :

Karma e menjëhershme/ Tentoi të hidhte kafenë, por e mori vetë në fytyrë

Një pasagjer në një SUV të bardhë është bërë objekt humori në rrjetet sociale, pasi tentativa e tij për të hedhur kafe drejt një makine tjetër gjatë një sherri rrugor u kthye në “karma të menjëhershme”.

Pamjet e publikuara tregojnë automjetin që parakalon me shpejtësi dhe futet në korsi tjetër, ndërsa pasagjeri, një burrë me mjekër, hap dritaren me një tumbler kafeje në dorë. Në përpjekje për ta hedhur drejt makinës tjetër, lëngu shpërthen menjëherë pas, duke i rënë në fytyrë vetë.

Videoja është bërë virale, duke grumbulluar miliona shikime dhe një lumë komentesh ironike.
“Si e dëshironi kafen? Ashtu si karmën time: të menjëhershme”, shkroi një përdorues.
Një tjetër shtoi: “Karma tha: mos u shqetëso, këtë e rregulloj unë.”

Të tjerë e përshkruan skenën si “shembullin më të mirë të asaj që mbjell, atë do të korrësh”, ndërsa shumë shikues qeshën me faktin se burri madje tentoi për herë të dytë, edhe pasi ishte lagur.

“Ky ishte ‘BACK TO SENDER’ në kuptimin e plotë të fjalës,” ironizoi një komentues.

Ngjarja është kthyer në një nga videot më të shpërndara të javës, me ndjekësit që e quajnë një leksion perfekt kundër zemërimit në timon.