Thërriste “O Gaz o Gaz” çdo ditë kundërshtarin e saj politik për ta satirizuar, por duke se Zegjine Çaushi do të ketë pak gaz kur të paraqitet para prokurorëve për t’u përgjigjur për disa vepra të renda penale.Duket se “karma” e Gazment Bardhit e ka goditur rëndë kandidaten për deputete të PS në Qarkun e Fierit.
SPAK e ka thirrur për t’u marrë në pyetje mbi dyshime për shpërdorim detyre dhe korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve.
Në një ironi të hidhur që i ngjan skenarit Rama-Basha, dy figurat e “spektaklit politik” po përballen me pasojat e lojës së tyre meskine. Nga thumbat e shpeshtë në rrjetet sociale, te përballjet në studio televizive, marrëdhënia mes Zegjines dhe Gazit ishte më shumë farsë sesa debat politik. Sot, ajo farsë po i lë vendin hetimeve serioze dhe mundësisë së akuzave penale.
Sipas SPAK, ndonëse nuk provohet vepra penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, nga verifikimet paraprake ngrihen dyshime për tre vepra të tjera penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Hetimi nisi pas publikimit në media të një audiopërgjimi ku Çaushi dëgjohet duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një qytetari për qëllime elektorale.
Prokuroria e Fierit do të vijojë me veprimet procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat dhe për të përcaktuar nëse ka vend për ndjekje penale.







