Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas më 15 mars 2024. 41-vjeçari u kap në një hotel në Orikum nga Forcat Operacionale në një operacion të drejtuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë. Po ashtu, gjatë operacionit është arrestiuar edhe një person tjetër.
Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas më 15 mars 2024.
41-vjeçari nga Vlora, u kap në një hotel në Orikum nga Forcat Operacionale në një operacion të drejtuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.
Nga mediat mësohet se i janë gjetur me vete 2 armë zjarri, të cilat i janë sekuestruar. Po ashtu, gjatë operacionit është arrestiuar edhe një person tjetër.
Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi dhe Itali, akuzohet si një nga tre atentatorët ndaj ish-policit Gentjan Bejtja, më 15 Mars të këtij viti në Fushë-Krujë, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve.
Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit.
Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentian Bejtja, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç, dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi dhe u larguan me një tjetër mjet.
I njohur ndryshe si ‘Pole Qorri’, emri i tij rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës, nga Vlora drejt Italisë.
Është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë bashkë me të tjerë të dyshuar. Gomonet me kanabis, sipas hetimeve, ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.
Gjithashtu OFL e ka proceduar për pasuritë e paligjshme katër vite më parë, po në kuadrin e Ligjit Antimafia dhe dosjes italiane.
Njoftimi i policisë:
Kapet në Orikum i dyshuari për vrasjen e Gentjan Bejtes
Policia e Vlorës ka vënë në pranga Flodian Plakun, person i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Gentjan Bejtes. Arrestimi u bë në zonën e Orikumit, ku Plaku u kap në flagrancë duke mbajtur me vete dy armë zjarri.
Operacioni u drejtua nga zëvendësdrejtori i krimeve të rënda pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Qorri” ose “Pole”, dyshohet se ka pasur rol të drejtpërdrejtë në ngjarjen e rëndë kriminale. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm







