Ksamil – Një shtetas hungarez i shpallur në kërkim për vjedhje në Ksamil është ndaluar nga Policia e Sarandës, në bashkëpunim me shërbimet kufitare në Pikën Kufitare Qafë Botë, gjatë tentativës për t’u larguar nga territori shqiptar.
Bëhet fjalë për shtetasin A. S., 36 vjeç, banues në Hungari, i cili dyshohet se më 28 maj 2025 ka vjedhur një portofol me një shumë parash dhe karta bankare të një shtetasi tjetër në zonën turistike të Ksamilit. Ai ishte shpallur në kërkim pas denoncimit të ngjarjes.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të të dyshuarit, policia gjeti dhe sekuestroi një përforcues grushti metalik, një mjet i ndaluar me ligj.
Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.